Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje sot në Bruksel kryeministrit hungarez Viktor Orbán që të mos bllokojë anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

"Do të donim shumë që kryeministri hungarez të na mbështeste, ose të paktën të mos na bllokonte", tha Zelensky gjatë një forumi mbi zgjerimin e BE-së të organizuar nga Euronews në Bruksel.

I nisur me bujë të madhe pas fillimit të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, procesi i pranimit të Ukrainës në BE ka ngecur për disa muaj

Ky proces i gjatë dhe kompleks i pranimit kërkon marrëveshje unanime nga 27 shtetet anëtare në çdo fazë të re.

Megjithatë, kryeministri hungarez vendosi të ngrijë procesin e pranimit duke përdorur të drejtën e tij të vetos.

Pa miratimin e Orbanit, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, asnjë përparim nuk është i mundur.

Orban nuk e ka fshehur kurrë kundërshtimin e tij ndaj kësaj kandidature, duke besuar, për një mori arsyesh, se Ukraina nuk është gati të bashkohet me BE-në.