FIORENTINA SHKARKON PIOLIN/ Klubi: Falënderojmë trajnerin për profesionalizmin! Ja kush e merr drejtimin e ekipit

Rezultatet zhgënjyese në kampionat kanë bërë që Fiorentina të shkarkojë trajnerin Stefano Pioli. Lajmi u bë public përmes një postimi në faqen zyrtare, ndërsa sipas medieve italiane Roberto D’Aversa pritet të marrë detyrën.

Fiorentina shkarkoi trajnerin Stefano Pioli këtë të martë, pas një fillimi zhgënjyes në kampionat: me Asnjë fitore ne 10 ndeshjet e para.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit, teksa thuhet se menaxheri Daniele Galloppa do marrë përkohësisht detyrën.

"Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë. Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje”, thuhet në njoftim

Stefano Pioli e mbylli aventurën e tij me klubin italian më herët nga se ishte parashikuar, pasi kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas medieve italiane Fiorentina i ka kërkuar 60 vjecarit  një ndarje nëpërmjet dorëheqjes, për të shmangur kështu pagesën e plotë prej 3 milionë eurosh për sezon.

Ky veprim kishte për qëllim të ndihmonte me nevojat buxhetore dhe shqetësimet e lojës së ndershme financiare. Megjithatë, Pioli gjithmonë ka refuzuar kategorikisht të japë dorëheqjen , duke kërkuar një paketë kompensimi prej 5 milionë eurosh.

Pioli, i cili u rikthye këtë verë në Firence pas aventurës në Arabinë Saudite me Al-Nassr.

Në sezonin 2021-2022 ai udhëhoqi Milanin drejt titullit kampion në Seria A, ndërsa ka shërbeyr si trajneri I FIorentines gjatë viteve 2017 dhe 2019.

Ndërkohë, kandidati kryesor është Roberto D’Aversa, dhe sipas medieve italine bisedimet me të janë pranë finalizimit.