Liga e Kampioneve/ Dembélé, anësor i PSG-së, gati të përballet me Bayern Munich...

Fituesi i “Topit të Artë”, anësori i djathtë, Ousmane Dembélé, është rikthyer në skuadër vetëm kohët e fundit, pas një dëmtimi në kofshën e djathtë që pësoi gjatë kohës që luante për Francën në shtator.

Kamerat televizive kapën Dembélé-n duke mbajtur fort pjesën e pasme të këmbës së djathtë dhe duke i thënë një shoku skuadre "më dhemb muskuli i kofshës, më dhemb shumë" ndërsa lojtarët festuan para tifozëve, pas një fitoreje 1-0 në shtëpi kundër Nice të shtunën.

“Unë kurrë nuk marr rreziqe me asnjë lojtar. Por Ousmane është në formë të mirë, ai i ka bërë të gjitha seancat stërvitore në dy javët e fundit dhe ka marrë pjesë në dy ndeshjet e fundit”, tha Luis Enrique. “Ai e ka përmirësuar gjendjen e tij dhe sigurisht nesër do të luajë. Nesër do të vendosim se për sa kohë (do të luajë).”

PSG do të përballet me Bayern Munich që i ka fituar të 15 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat. “E kemi të vështirë të fitojmë dy, tre ose katër ndeshje radhazi”, tha Luis Enrique. “Pesëmbëdhjetë ndeshje janë të pabesueshme, ato kanë shumë meritë.”

Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane, ka bërë një nisje të shkëlqyer të sezonit me 21 gola, duke e çuar numrin e tij të golave ​​me Bayernin në 107 në 11 ndeshje që kur u transferua nga Tottenham.