AI të çon në rrugë të gabuar! U nisën për në një kanion që nuk ekzistonte! Gabime edhe me orarin e përdorimit të mjeteve të transportit

Inteligjenca artificale po i çon shpesh turistët në destinacione që nuk ekzistojnë ose po jep informacione të gabuara për oraret e transportit. Ekspertët paralajmërojnë se verifikimi i burimit të informacionit është thelbësor dhe pyetjet ndaj platformave të inteligjencës duhet të jenë sa më specifike për të shmangur ngatërresat.

Inteligjenca artificiale po i çon shpesh turistët në rrugën e gabuar.

Në një fshat të largët në Peru, një ciceron dëgjoi rastësisht dy udhëtarë të huaj që po planifikonin të vizitonin të ashtuquajturin kanionin e shenjtë Humantay.

Por problemi është se ky vend nuk ekziston.

Gabimet nuk ndodhin vetëm në vende të izoluara.

Një çift përdorën ChatGPT për të planifikuar një shëtitje romantike në malin Misen në Japoni.

Ata arritën në majë në kohë për perëndimin e diellit, sipas udhëzimeve të AI.

Por kur shkuan në stacionin nga ku do të bënin zbritjen me teleferik ai ishte mbylklur.

ChatGPT kishte dhënë orarin e gabuar të fundit për teleferikun, duke u thënë se funksiononte deri në orën 17:30, ndërkohë që në realitet mjeti lëvizës ishte mbyllur më herët.

Sipas një raporti të BBC-së në vitin 2024, platforma të tilla si sugjeruan ekzistencën e një Kulle të ngjashme me atë Eiffel në Pekin dhe një itinerar të ngatërruar udhëtimi përmes Italisë.

Një sondazh i fundit tregon se 37% e përdoruesve të AI që planifikojnë udhëtime përmes platformës thanë se informacioni ishte i pamjaftueshëm, ndërsa 33% raportuan gabime dhe destinacione të rreme.

Aktualisht, disa qeveri, përfshirë ato në vende anëtare të BE-në dhe SHBA po përpiqen të rregullojnë mënyrën se si AI prezanton informacionin, përmes etiketimeve ose ëatermark-ve. Por kjo nuk mjafton.

Vëmendja dhe verifikimi i informacionit janë të vetmet mënyra për të shmangur rreziqet.

Përdoruesit duhet të jenë shumë specifikë në pyetjet që bëjnë dhe të verifikojnë gjithçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtime.