"Hyundai’’ dhe ‘’Siemens’’ modernizojnë industrinë navale amerikane
Konglomerati i Koresë së Jugut ‘’HD Hyundai’’ është bashkuar me ‘’Siemens’’ të Gjermanisë për të modernizuar sektorin e ndërtimit të anijeve në SHBA, njoftuan sot dy kompanitë.
Bashkëpunimi, i zyrtarizuar përmes një memorandumi mirëkuptimi, synon të rigjallërojë industrinë duke përmirësuar cilësinë e projektimit, duke zvogëluar rreziqet e prodhimit, duke përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm dhe duke ulur kostot.
Partneriteti do të përqendrohet në automatizimin e proceseve të montimit dhe instalimit të blloqeve, duke shfrytëzuar zgjidhje të bazuara në të dhëna për të optimizuar prodhimin, kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e proceseve.
Këto përpjekje pritet të nxisin inovacionin teknologjik gradual, por me ndikim, në të gjithë zinxhirin e vlerës së ndërtimit të anijeve.
‘’HD Hyundai’’ dhe ‘’Siemens’’ do të zhvillojnë së bashku programe trajnimi profesional për të kultivuar një fuqi punëtore të kualifikuar.
‘’HD Hyundai’’ planifikon të dërgojë instruktorë në mbi 30 qendra trajnimi të Siemens në të gjithë Shtetet e Bashkuara për të ofruar arsim praktik dhe të orientuar në terren.
Në bashkëpunim me institucione të larta akademike si Universiteti i Miçiganit dhe MIT, kompania synon gjithashtu të krijojë kurrikula të specializuara në inxhinieri, dizajn digjital dhe automatizim të proceseve.
