VIDEO/ Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventusi rikthehet te fitorja ndaj Udinese-s
Pas largimit të Igor Tudor-t, Juventusi rikthehet menjëherë te fitorja, duke ndërprerë një seri pa sukses që zgjati një muaj e gjysmë, ndërsa pritet shpallja zyrtare e Luciano Spalletti si trajner i ri.
Në javën e nëntë të Serie A, skuadra e drejtuar përkohësisht nga Massimo Brambilla mposhti Udinesen 3-1, duke arritur në 15 pikë, në një ndeshje të zhvilluar me ritëm të mirë në ‘Allianz Stadium’.
Pjesa e parë nisi me një avantazh të shpejtë për torinezët: Vlahovic realizoi nga penalltia në minutën e 5-të.
Por në minutën e 48-të, Zaniolo shfrytëzoi një pasiguri të Locatelli-t dhe me një gjuajtje të saktë me të majtën barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Juventusi kaloi sërish në avantazh me një goditje me kokë të Gatti-t në minutën e 67-të, pas një asistimi të Cambiaso-s.
Në minutat shtesë, Yildiz shënoi golin e tretë nga penalltia, duke vulosur fitoren 3-1 dhe duke i dhënë fund një periudhe pa rezultate pozitive për klubin bardhezi.
VIDEO E GOLAVE/ Juventus – Udinese 3-1

