Ndërroi jetë në aksident, Flamurtari nderon 17-vjeçarin Leandro Shametaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 17:28
Para ndeshjes Flamurtari–Vllaznia, një moment prekës u shënua në kujtim të Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, teksa kthehej nga puna si kamarier.
Futbollistët e Flamurtarit vendosën trëndafila të bardhë dhe fotografinë e tij në këndin e tifozëve, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një minutë në nderim të kujtimit të tij.
Kujtojmë se Shametaj u përplas nga një automjet teksa kthehej nga puna me motorin e tij gjatë mbrëmjes.
Nga të dhënat rezultoi se shoferi i automjetit që përplasi 17-vjeçarin, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë.
