Kategoria e Parë/ Skënderbeu pëson humbjen e parë sezonale, ndalet Laçi

Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë.

Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin.

Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.

Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.

Java 9    

Apolonia 0–0 Iliria

AF Luftëtari 0–0 Laçi

Besa 3–1 Kukësi

Kastrioti 3–2 Skënderbeu

Korabi 1–2 Pogradeci

Burreli 0–0 Lushnja