Dështimi i votimit të qeverisë në Kosovë/ Arifi: Vetëvendosja dhe opozita nuk i kanë numrat për të formuar qeverinë

Gazetari, Valon Arifi në një intervistë në Ora News u shpreh se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat për të krijuar qeverinë e re.

Arifi: Realisht atëherë është parë dje që Lëvizja Vetëvendosje respektivisht Kurti atë që e pati thënë për gati që nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve nacionale e deri dje nuk ishte se ka numrin për të krijuar qeverinë.

U pa mungesa e mëse më shumë se 6 deputetëve për të krijuar shumicën prej 61 e për të krijuar qeverinë Kurti 3.

Njëkohësisht nxorri edhe ministrat e rinj që mbase disa prej tyre ishin edhe befasi të cilët i nominoi ai për qeverinë Kurti 3 e cila nuk i kishte numrat.

Ndryshe opozita ka qenë e prerë respektivisht dy kryetarët e partive më të mëdha, Krasniqi i PDK dhe Abdixhiku i LDK kanë qenë kategorikisht kundër çdo bashkëpunimi me qeverinë Kurti derisa edhe si opozitë duket se edhe ata nuk i kanë numrat prandaj që të dy janë deklaruar për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat sipas kalendarit ligjor do duhej ti vinte tek e diela e javës së dytë ose të tretë të dhjetorit të këtij viti.