RMV gati për raundin e dytë të zgjedhjeve/ Snopçe: Gara për Tetovën është e rëndësishme

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në RMV, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News u shpreh se gara për Tetovën është e rëndësishme në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Snopçe: Në raundin e dytë në faktikisht do të garojmë në balotazh në Strugë, Tetovë, Bogovinë.

Në Kërçovë normalisht mos të harroj Kërçovën.

Mirëpo me ‘VLEN’ garojmë vetëm në dy komuna.

Me ‘VLEN’ në balotazh janë vetëm në Tetovë dhe Bogovinë.

Normalisht Tetova është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë.

Kandidati për kryetar i ‘VLEN’ është një avantazh por tani rezultati fillon 0-0.

Kështu që rrethi i dytë fillon gjithçka prej fillimit dhe ne shpresojmë në një farë forme te një përmbysje e rezultatit por do shohim se si do dalë rezultati.