FESTO ME ZEMËR, JO ME KRISMA! Nis peticioni kundër fishekzjarreve pranë shkollave e spitaleve (FOTO+VIDEO)
Një peticion i nisur nga lëvizja “Qëndresa Qytetare” me nismën “Festo me Zemër, jo me Zhurmë” kërkon kufizimin e përdorimit të fishekzjarrëve gjatë natës dhe pranë institucioneve publike si shkolla e spitale. Nisma synon t’i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për miratimin e rregullave më të rrepta ndaj përdorimit të materialeve piroteknike dhe zhurmës së tyre në zonat e banuara.
Kjo është Rea Xhukellari, një 20-vjeçare banore e Tiranës e cila thotë se për një muaj me radhë duroi zhurmën e fishekzjarrëve në lagjen ku jeton.
Për këtë ajo u vlerësua me një medalje simbolike për durimin që tregoi.
Por e gjitha kjo ishte simbolike, ndërsa lëvizja “Qëndresa Qytetare” shpalli nismën “Festo me Zemër, jo me Zhurmë”, e cila synon të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve gjatë natës dhe në zonat pranë shkollave apo spitaleve.
Si hap i parë konkret, ata kanë lançuar një peticion, i cili do t’i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe ku parashikohen reagime nga qytetarë dhe të rinj për këtë problematikë.

Sipas një urdhri të përbashkët mes Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë u vendos që të ndalohet prodhimi, importi, eksporti, magazinimi, shitja dhe përdorimi i artikujve piroteknikë dhe fishekzjarrëve.
Përdorimi civil është i lejuar vetëm nga subjektet e licencuara dhe në raste të veçanta (festash madhore), me njoftim tek komisariati përkatës.
Ndërkohë, policia e Tiranës në vazhdimësi ka zhvilluar herë pas here kontrolle të shtuara për parandalimin e tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Por fenomeni sipas qytetarëve mbetet i pranishëm!

