Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 10:48
Zv. Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi siç u njoftua një ditë më parë këtë të martë drejtuesin e ri të Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, i cili zëvendëson drejtorin aktual, Kreshnik Bajraktari.
Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, zyrtarizohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit.
Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
Në një postim disa javë më parë, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit dhe theksoi se ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
vijon…
