Protesta e Minatorëve të Spaçit/ Nikolla: Ky është një konflikt social dhe kulturor

Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit e kanë transferuar këtë të mërkurë protestën e tyrë në Tiranë. Minatorët po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë e Inovacionit si ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në studion e “Ora News”, Kol Nikolla, president i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

" Dua të falënderoj veçanërisht televizionin 'Ora News' që ka qenë një dritare e hapur për minatorët dhe punëtorët e Shqipërisë gjithmonë, sepse dhe vetë pronari është djalë minatori.

Ky konflikt është një konflikt social. Burimi i këtij konflikti nuk është thjesht çështja e marrëdhënieve të punës. Aty unë kam kuptuar që është një kontraditë kulturash, është një luftë e një shoqërie të emancipuar. Aty kemi punëtorë që kanë punuar edhe jashtë shtetit, janë të shkolluar.

Kemi dhe një biznes por me mendësi dhe një kulturë tepër të prapambetur është një punëdhënës që është tepër i pa emancipuar. Një kompani private e cila rrjedh nga një koncuncerum në Turqi, ku media këto ditë ka trajtuar probleme nga më të ndryshmet, të cilët në Turqi ato po nisin jo vetëm për evazion fiskal por edhe për terrorizëm.]

Gjithsesi këto nuk janë punët tona. Punët tona janë përballja. Ne kemi kërkuar që të jemi palë në një tavolinë. Sindikalistët e kanë zgjedhur përfaqësinë e tyre, kanë organizuar sindikatën, kanë kryer të gjitha proçedurat dhe nëkëtë moment ne kërkuam që duhet të ulemi si përfaqësues të këtyre punëtorëve në tavolinë të negociojmë për punë dinjitoze, pastaj aty fillon çështja e pagave, aty ka probleme edhe me sigurinë e shëndetit, ka probleme dhe me një terr informativ për publikun.

Punëtorët duhet të dinë diçka edhe nga kontrata konçensionare sepse mbi atë kontratë ato do të ndërtojnë edhe kërkesat e tyre", u shpreh Nikolla.