Pesë viktima në një ditë, apeli i një Shqipërie që lëngon
Tre vrasje me thikë brenda një dite në Shqipëri. Djali qëllon babanë, dy anëtarët e stafit të të njëjtit restorant i ngritën tonet deri në përleshje, e brenda pak minutash më vonë një 63-vjeçar qëllon pas sherrit për kalin me të cilin shoqëronte turistët.
Të shpërndara në tre zona, Tiranë, Durrës e Berat, e një tjetër i plagosur në Elbasan.
Të gjitha në inat e sipër, ku dramës i shtohet edhe 17-vjeçari që, i lodhur nga puna deri në mesnatë, po kthehej në banesë ku u godit nga një makinë luksoze në Vlorë.
Asgjë nuk ndalon këtu — ndaj tatimorit hakmerren me tritol në makinë, e në burgun e Shkodrës vetëvritet katër muaj pas arrestimit për vrasjen e gruas.
Këto janë pamjet tragjike të një Shqipërie që lëngon mes akuzave të rënda mediatike, parasë që vërshon te disa persona dhe halleve të përditshme.
Një paradoks që nuk po arrin të tejkalohet në përplasjen e brezave dhe në tranzicionin e vështirë shqiptar.
E mes mërmëritjes së halleve të përditshme, herë pas here shpërthejnë drama rrënqethëse që edhe ata që kryejnë krime shpesh i kanë përbuzur.
Shpesh u është dridhur zemra kur kanë dëgjuar e parë ngjarje të rënda që shoqërohen me lot e dramë për ata që mbeten pas.
E më tej… më tej do të vijojmë jetën e përditshme e do të dëgjojmë zëra që flasin për kulturën në familje, si do të sillemi e të kuptojmë si e si pa fund.
Por askush nuk ulet e të shikojë në sy dramën që na kalon përditë, ndërsa frikohemi se aty pas dikush ka një armë të mprehtë — një armë që do të marrë jetën e dikujt e do të fusë pas hekurave dikë tjetër, e pas tyre të afërm e miq që vajtojnë e ndjejnë mall për ata që ikin pa kthim.
Është koha që secili të reflektojë e të tërheqë dorën pas, duke menduar jo për veten, por për ata që mbeten pas… / LIBERALE.AL

