U përplas për vdekje nga “Porsche” teksa po shkonte në shtëpi, ky është viktima e aksidentit në Vlorë, 17-vjeçari punonte kamarier

Personi që shihni në foto është 17-vjeçari Leandro Shametaj, i cili u përplas për vdekje në orët e para të mëngjesit sot, teksa po kthehej nga puna për në shtëpi.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ndërroi jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi i “Porsche” 32 vjeç, i cili u arrestua ka qenë në gjendje të dehur. 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.