E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

Një turist japonez 69-vjeçar vdiq të premten në mbrëmje në Romë pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit, një nga monumentet më ikonike të Italisë.

Sipas agjencisë Ansa, turisti ishte ulur në murin e jashtëm të monumentit kur, në rrethana të paqarta, ra në një hendek rreth shtatë metra të thellë.

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por burri u shpall i vdekur në vendngjarje.

Policia e Romës ka nisur hetime për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Vajza e tij, e cila ishte me të në Romë, deklaroi se babai i saj humbi ekuilibrin pasi papritmas u ndje keq.