Teuta nuk ndalet në merkato, afron talentin brazilian nga Corinthians
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 18:54
Klubi i Teutës ka bekuar edhe një tjetër përforcim, pavarësisht se afati i merkatos ka përfunduar.
‘Djemtë e Detit’ kanë siguruar shërbimet e Vitinho Oliveira-s, një mbrojtës i djathtë 20-vjeçar që vjen nga skuadra U-20 e SC Corinthians në Brazil.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit durrsak, Vitinho ka pasur performanca të spikatura me moshatarët te Corinthians dhe tashmë bashkohet me Teutën, ku do të luftojë për një pozitë titullari.
Ai ka firmosur kontratë dhe pritet të jetë një shtesë e madhe në skuadrën e futbollit europian.
“E gjithë familja e Teutës e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën tonë,” thuhet në deklaratën zyrtare.
