Kategoria Superiore/ Dinamo mposht Vorën dhe i afrohet kreut

Dinamo ka mposhtur 2-0 Vorën në “Arenën e Demave” falë golave të shënuar nga Vila në pjesën e parë dhe Bregu në pjesën e dytë.

Djemtë e Ilir Dajës marrin tre pikë të çmuara në transfertë dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje në kuotën e 14 pikëve.

“Blutë” dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe morën një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari që ka treguar se është një “kockë e fortë” për këdo.

Vora mbetet 10 pikë në tabelën e klasifikimit.