KE : “Facebook”, “Instagram “ dhe “TikTok” shkelin rregullat e BE-së
“Facebook”, “Instagram “dhe “TikTok” shkelin rregullat e Bashkimit Evropian, treguan sot zbulimet paraprake të Komisionit Evropian gjë që mund të çojë në gjoba të mëdha.
“Meta”, kompania mëmë e “Facebook”, ”Instagram,” dhe “TikTok” kanë tani mundësinë të mbrohen nga akuzat ose të bëjnë ndryshime në platformat e tyre për të shmangur penalitetet financiare.
Sipas komisionit, tre platformat nuk ofrojnë kërkuesve mjaftueshëm transparencë mbi të dhënat e tyre, siç kërkohet nga Ligji i Shërbimeve Dixhitale (DSA) i BE-së.
Këto grupe të dhënash të aksesueshme publikisht duhet të mundësojnë shkencëtarët të hetojnë, për shembull, efektet e përmbajtjes që nxit dhunën ndaj fëmijëve.
Për më tepër, komisioni ka pretenduar se “Meta” nuk ofron mënyra të thjeshta për të raportuar përmbajtje të paligjshme dhe për të sfiduar vendimet e moderimit të përmbajtjes.
Nëse komisioni vendos përfundimisht se kompanitë shkelin ligjin e BE-së, ai mund të vendosë një gjobë deri në 6% të xhiros totale vjetore globale.
