Angelina Jolie takon pacientët e vegjël në Spitalin “Bambino Gesù” në Romë
Vizita e aktores së njohur amerikane, Angelina Jolie në Spitalin e Fëmijëve “Bambino Gesù”, në Romë ishte një surprizë, pasi ajo u takua me pacientët e vegjël dhe mjekët e infermierët që kujdesen për ta, të dielën e kaluar.
Spitali i Fëmijëve “Bambino Gesù” e njoftoi lajmin në një postim në “Facebook”.
Aktorja amerikane, e njohur për punën e saj humanitare, u impresionua thellësisht nga misioni i spitalit, jo vetëm për kujdesin shëndetësor, por edhe për angazhimin e tij për të mirëpritur fëmijët që shkonin në Romë për trajtim nga e gjithë Italia dhe bota.
Falë rrjetit të shtëpive të kujdesit dhe angazhimit të ndërmjetësve kulturorë, spitali mirëpret fëmijë dhe familje, përfshirë ata nga vendet e shkatërruara nga lufta, të cilët kalojnë muaj të tërë në spital.
“Jam mirënjohëse ndaj mjekëve dhe infermierëve italianë, për kujdesin që u japin fëmijëve që takova”, tha aktorja amerikane, Jolie.
“Duhet të ketë nivele shumë më të larta kujdesi për të ndihmuar fëmijët e plagosur, të zhvendosur dhe të prekshëm në të gjithë botën, ku numri i njerëzve të prekur nga lufta nuk ka qenë kurrë më i lartë”, shkroi spitali pediatrik i kryeqytetit.
“Një rrjet solidariteti, që nuk i lë kurrë pacientët, prindërit e tyre dhe vëllezërit e motrat vetëm. Faleminderit që ndaluat këtu”, tha spitali.
