Kthehet Superliga/ Partizani mat forcat me Egnatian, Teuta pret Flamurtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 10:49
Pas fitores 0-1 në Vlorë, Partizani kërkon një tjetër sukses, këtë herë kundër Egnatias. Skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja do të përballet me kampionët në fuqi.
Dy ekipet kanë provuar tre rezultatet në edicionin e kaluar përballë njëri-tjetrit.
Herën e fundit që Partizani dhe Egnatia luajtën bashkë në “Arena e demave”, ishte ekipi i Edlir Tetovës që fitoi 0 me 2 pas kohës shtesë.
Sfida mes Partizanit dhe Egnatias do të luhet këtë të shtunë në orën 17:00.
Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida tjetër mes Teutës dhe Flamurtarit. Durrsakët nuk njohin humbje në 5 sfidat e fundit dhe synojnë fitoren ndaj vlonjatëve që renditen të fundit.

