Champions League/ Nikaj: Real Madridin nuk e shikoj tek pretendentët kryesorë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 17:12
Analisti, Arjan Nikaj në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Reali Madridin nuk e sheh tek pretendentët kryesorë për Championsin.
Nikaj: Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme.
Sidomos për Juventusin që vinte nga një seri ngërçesh dhe u konfirmua edhe dje.
Megjithatë u quajt nga specialistët si një ndeshje pozitive për Juventusin pavarësisht se humbi.
Realin unë nuk e shikoj tek pretendentët kryesorë.
Është ekipi akoma i Ancelotit edhe trajneri i ri akoma nuk ka vënë dorën e tij për të ndryshuar ekipin.
Juventusi vuan është me dy pikë në Champions, edhe në kampionat nuk është mirë.
Tudori shikohet për të ikur.
