Tragjike në Brazil, futbollisti humb jetën në një aksident rrugor ku goditi një lopë
Lajmi i trishtueshëm tronditi publikun sportiv brazilian. Një futbollist i ri 20-vjeçar Antoni Ilano, humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugorë që ndodhi në shtetin e Piauit.
Futbollisti ishte duke drejtuar një motoçikletë kur, gjatë natës kur në një moment goditi një lopë që po lëvizte në rrugë në mesin e rrugës.
Pamjet e kamerave të sigurisë regjistruan momentin dramatik të përplasjes dhe me sa duket Ilano nuk pati kohë ta shmangte kafshën që i zuri rrugën.
Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë pa lëvizur në asfalt. Dy kalimtarë vrapuan menjëherë drejt tij në përpjekje për ta ndihmuar, por për fat të keq, i riu kishte humbur jetën në vend menjëherë pas impaktit.
???????? Tragedia en Brasil: Antony Ylano, joven futbolista de 20 años, fallece tras chocar su motocicleta con una vaca en una carretera de pic.twitter.com/0QWULTfvKt
— BCN24 Noticias (@bcn24noticias) October 22, 2025
