Amir Rrahmani në dyshim për supersfidën ndaj Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 16:44
Skuadra e Napolit ndeshjen e ardhshme në Serie A, java e tetë, e luan ndaj Interit.
Siç e konfirmon trajneri Antonio Conte, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani do të jetë në dyshim për këtë ndeshje.
Ishte raportuar se Rrahmani do të luajë ndaj Interit gjatë vikendit të ardhshëm, por duket se mbrojtësi i Kosovës ende nuk është i gatshëm plotësisht.
Kujtojmë që Rrahmani u lëndua me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës.
