Sigurim i detyrueshëm për banesat/ AMF: Është në përfundim ligji për kriptovalutat

Në fund të vitit qeveria do të paraqesë për diskutim projektligjin për sigurimin e banesave nga tërmetet.

Kreu i AMF thekson se kundrejt një vlerë simbolike pronarët do të përfitojnë dëmshpërlim në rast të dëmeve.

Një tjetër draft do të jetë dhe a ii rregullimit të tregjeve të kriptovalutave.

Brenda vitit qeveria do të paraqesë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga fatkeqësitë natyrore.

Në raportimin e bërë në komisionet parlamentare, krtyetarja e amf theksoi se po punohet për hartimin e plotë të draftit.

Nisma filloi të diskutohet menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, që u pasua me 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara

Një tjetër shqetësim mbetet dhe rregullimi me ligj i tregut të kriptovalutave që për opozitën po përdoret për pastrim të parave.

Edhe kër këtë pikë u tha se brenda pak muajve do të paraqitet projektligji.

Në diskutime u theksua dhe sigurimi për pension jo vetëm në atë të detyrueshëm në shtet por dhe në fondet private