Jahaj jep alarmin: Sezoni turistik që u mbyll ishte i dobët, nëse nuk merren masa i ardhshmi do jetë më keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 09:47
Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranbyteve në Shqipëri e cilësoi sezonin e fundit turistik tejet të dobët.
Në një intervistë për “Ora News” Jahaj u shpreh se nëse nuk do të merren masa nga qeveria, atëherë edhe sezonet e ardhshme do të jenë edhe më të dobëta.
" Sezoni nuk u mbyll aq mirë, për aq kohë sa edhe nuk trumetohen më shifra që hyjnë aq e hyjnë kaq turistë. Kemi pasur një sezon mesatarisht të dobët.
Nëse ne nuk marim masa, kur them ne, qoftë qeveritë, pushteti qëndror, qeveritë lokale gjithashtu edhe bizneset, nuk na presin ditë më të mira por na presin ditë më të këqija", u shpreh ndër të tjera Jahaj.
