Zgjedhjet në RMV/ Nebiu: Fitore e thellë e VMRO-DPMNE dhe koalicionit të saj, ka fituar 90% të komunave
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 17:41
Analisti, Besim Nebiu në një intervistë në Ora News u shpreh se rreth 90% e komunave në Maqedoninë e Veriut janë fituar në raundin e parë ose në balotazh nga VMRO-DPMNE.
Nebiu: Mendoj se rezultatet janë mjaft të qarta.
Nuk lënë hapësirë tepër të madhe për të bërë interpretime të ndryshme, shkaku i numrave.
Në kampin politik maqedonas është një fitore e thellë e partisë në pushtet dhe koalicionit rreth saj.
Diku 90% e komunave maqedonase i fiton në raundin e parë ose në balotazh partia në pushtet, VMRO-DPMNE.
Dhe kjo nuk është ndonjë befasi për shkak se kishte pritshmëri të tilla edhe para ditës zgjedhore.
Sondazhet tregonin një situatë të tillë.
