Çairi jo më bastion i BDI-së / Mexhiti: Kjo ishte më shumë se garë lokale, ishte referendum për ndryshim
VMRO-DPMNE është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve lokale 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pas numërimit të mbi 99% të votave, partia në pushtet ka siguruar 32 komuna.
Në bllokun politik shqiptar, kandidati Izet Mexhiti fitoi bindshëm në komunën kyç në Çair.
Për të folur më shumë rreth kësaj teme, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Zv.kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
" Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e para të mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale por shumë me tepër, ishte një lloj referendumi.
Në Tetovë 4000 vota, që janë të paarritshme për BDI-në dhe opozitën shqiptare. Na mbetet pra që të fillojmë me premtimet e programit që kemi premtuar", u shpreh Mexhiti.
