Komuna e Çashkës e shqiptarëve/ Shaqiri: Ne kemi të drejtë të udhëheqim, fitorja ishte vullneti i i popullit

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", kryetari i zgjedhur i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, i cili foli ndër të tjera për mënyrën se si e përjetoi fitoren në këtë komunë për herë të parë.

" Kënaqësi e paparashikuar për arsye se për herë të parë shqiptarët kanë të drejtën të udhëheqin me organet e Komunës.

Është e rëndësishme fakti se kjo komunë është me karakteristikat e saja të rëndësishme, për arsye se është komuna 3-të për nga madhësia territoriale në republikën e Maqedonisë së Veriut. Fokusi i institucioneve dhe i pushtetit të palës tjetër ishte i kthyer nga këtu, por me vullnetin e shqiptarëve, falë Mërgatës sepse Mërgata e vulosi", tha ndër të tjera Shaqiri.