ISHUJT GREKË TARIFË PËR TURISTËT/ Shoqata e bashkive propozon 3 euro për vizitorët ditorë

Modeli i Venecias, ku turistët duhet të paguajn tarifë 5 deri në 10 euro, duket se po ndiqen edhe nga vend të tjera. Jo pak, por 34 ishuj grekë duan të vendosin tarifa hyrjeje për turistët, që për momentin mendohet të jetë 3 euro

Tridhjetë e katër ishuj në Egjeun Jugor, përfshirë Santorini, Mykonos, Naxos dhe Rodos, po shqyrtojnë vendosjen e një tarife për vizitorët ditorë.

Kjo nismë synon të ulë presionin mbi infrastrukturën dhe komunitetet e vogla ishullore, të cilat përballen me kosto të larta për energji, ujë, mbeturina dhe pastrim.

Shoqata Rajonale e Bashkive të Egjeut Jugor ka vendosur të krijojë një bazë ligjore për këtë tarifë, duke marrë si model Venecian, ku vizitorët ditorë paguajnë deri në dhjetë euro për biletë gjatë orareve të pikut turistik.

Kryetari i bashkisë së ishullit Symi, propozon një tarifë prej tre eurosh për person në ditë për ata që vizitojnë ishullin pa qëndruar për natë. Ai shpjegon se turistët përdorin rrugët, ujin dhe sistemin e menaxhimit të mbeturinave, pa kontribuar në kostot, duke krijuar një barrë të madhe për banorët.

Ishulli i Symi-t, për shembull, pret deri në 5,000 vizitorë ditorë në ditët e pikut të verës, që përkthehet në më shumë se 300,000 vizitorë në vit.

Në të njëjtën kohë, Greqia tashmë ka tarifa për turistët e kroçerave që zbarkojnë në ishujt më të njohur, si Mykonos dhe Santorini, duke paguar deri në 20 euro gjatë sezonit.

Ndërsa disa politikanë mbështesin këtë masë për të ruajtur shërbimet bazë dhe komunitetet, hotelierët dhe bizneset lokale frikësohen se një tarifë ditore mund të dekurajojë vizitorët dhe të ndikojë negativisht në ekonominë lokale.

Përvoja e Venecias, megjithatë, tregon se tarifat nuk kanë ndalur rritjen e turistëve, duke sugjeruar se zbatimi i kujdesshëm mund të sjellë përfitime pa humbur vizitorët.