Zgjedhjet lokale në RMV, kryeministri Mickoski: Presim fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diel në vend.

Në një deklaratë për media, ai u shpreh optimist për rezultatin, duke theksuar se pret një fitore historike për partinë e tij, VMRO-DPMNE, dhe koalicionin që drejton.

"Bazuar në informacionin që kemi aktualisht në dispozicion, mund të them se dita e zgjedhjeve po kalon në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, siç pritej, dhe në përputhje me sjelljen e qytetarëve maqedonas.

Pres që të përfundojë në të njëjtën mënyrë dhe që rezultatet të shënojnë një tjetër fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin, tha kryeministri Hristijan Mickoski për mediat të dielën pasi votoi në qendrën e votimit në komunën Karposh gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025," tha kryeministri maqedonas.