Kampionati brazilian si në telenovela, gruaja merr me shpulla të shoqin pasi e gjen me të dashurën në stadium (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 18:11
Një ngjarje e pazakontë, e denjë për një telenovelë, ka ndodhur një ditë më parë në Brazil, në ndeshjen mes Sport dhe Ceara në Recife.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, shfaqet një grua e cila ka shkuar në stadium dhe ka gjetur atje të shoqin me të dashurën.
Gruaja e inatosur, nuk përmbahet jo vetëm me të sharat ndaj bashkëshortit të saj.
Ajo e merr me shpulla partnerin e saj në këtë skenë e cila është ndjekur me shumë kureshtje nga të pranishmit.
Na partida entre Sport X Ceará, em Recife, uma cena de Casos de Família foi registrada. A mulher pegou o marido no flagra com a amante, apreciando a decadência do clube na séria A, do Campeonato Brasileiro. pic.twitter.com/Jc3hKvMFmC
— JORNAL INFORMAL???? (@diogesluiz) October 16, 2025