Botërori/ Lala 'analizon' Kombëtaren: Duhet të bëjmë detyrat që kemi tani, ndeshja ndaj Andorrës duhet fituar

Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Lala në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në Serbi ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe se tani Kombëtarja shqiptare duhet të bëjë detyrat që ka përpara.

Lala: Unë kisha një ndjesi shumë pozitive për ndeshjen me Serbinë.

Dhe në Serbi që ishte një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme.

Por ne duhet të bëjmë këto detyrat që i kemi tani.

Ndeshjen e radhës me Andorrën, pavarësisht se shumë njerëz mendojnë se është fituar por ajo ndeshje duhet luajtur dhe duhet fituar.

Pastaj ndeshja e fundit me Anglinë është thjesht një bonus për tifozët, për lojtarët me një skuadër jashtëzakonisht shumë të fortë.

Edhe aty mendoj të bëjmë një permormancë sa më të mirë.

Pastaj varet edhe nga shorti. Pastaj kemi edhe dy finale të cilat duhen luajtur.

Në futboll duhet ti shikosh ndeshje pas ndeshje dhe jo të bësh plane përpara se planet në futboll nuk ekzistojnë.