Portugali/ Tentuan ta grabisin dhe e plagosën me thikë, humb jetën turisti amerikan në Lisbonë
Një turist amerikan, i cili kishte ardhur me pushime në Portugali është plagosur me thikë gjatë një tentative grabitjeje.
Ai u plagos për vdekje në qytetin bregdetar të Cascais, në perëndim të Lisbonës.
Mediat e huaja shkruan se incidenti ndodhi pranë Kishës së Navigatorëve.
Hetuesit thonë se njëri nga turistët po kthehej në hotelin e tij kur tre të dyshuar e përballën dhe u përpoqën ta grabisnin.
Viktima u godit me grusht dhe u përpoq të ikte ndërsa thirri një mik për ndihmë.
Kur turisti i dytë mbërriti në vendngjarje, ai u sulmua nga agresorët.
Sulmuesit goditën me thikë për vdekje njërin nga truisërt dhe plagosën rëndë tjetrin para se të iknin. Të tre të dyshuarit janë arrestuar nga polica portugezë.
Njëri nga të arrestuarit do të përballet me akuzë për vrasje, ndërsa dy të tjerët akuzohen për pjesëmarrje në sulm.
Ekipet e urgjencës mjekësore nga Instituti Kombëtar i Emergjencave Mjekësore u përpoqën ta shpëtonin turistin, por plagët e thikës ishin të thella dhe kishin prekur zonat jetësore.
Turisti i dytë u dërgua në Spitalin Santa Maria në Lisbonë. Pavarësisht se pësoi prerje të thella në fytyrë dhe krahë, ai është jashtë rrezikut për jetën.
