Netanyahu: Nëse Hamasi nuk çarmatoset, do të ”shpërthejë ferri”

Nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, do të ‘’shpërthejë ferri”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS News.

“Ne ramë dakord t’i japim një shans paqes. Le ta përfundojmë pjesën e parë të bisedimeve dhe tani le t’u japim atyre një shans të bëjnë të dytën”, shtoi ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Izraeli ka dorëzuar trupat e 45 palestinezëve si pjesë e një marrëveshjeje me organizatën militante “Hamas”.

“Eshtrat u dërguan sot në Rripin e Gazës me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC)”, thanë sot burime mjekësore në territorin bregdetar.

Në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës do të kryhen teste gjenetike, për të identifikuar trupat.