SHBA u revokon vizat shtetasve të huaj që komentonin negativisht mbi vdekjen e Charlie Kirk
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua revokuan vizat disa shtetasve të huaja për shkak të deklaratave që lidheshin me sulmin vdekjeprurës ndaj aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk, deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Të prekurit përfshijnë shtetas nga Gjermania, Meksika, Argjentina, Afrika e Jugut, Brazili dhe Paraguai.
Në një postim në X, departamenti përmendi komentet e tyre online si justifikim, duke vënë në dukje se ato janë vetëm disa shembuj të të huajve që nuk janë më të mirëpritur në SHBA.
“Një shtetas gjerman festoi vdekjen e Kirk dhe u përpoq të justifikonte vrasjen e tij, duke shkruar ‘kur fashistët vdesin, demokratët nuk ankohen'”, tha departamenti, duke i revokuar vizën.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë detyrim të presin të huajt që u dëshirojnë vdekjen amerikanëve”, tha departamenti, duke vënë në dukje se do të vazhdojnë të identifikojnë mbajtësit e vizave që “festuan vrasjen e tmerrshme” të Kirk.
Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në një universitet në shtetin e Utah më 10 shtator. Vdekja e figurës së shquar konservatore politike dhe mediatike ka pasur një ndikim të madh politik në SHBA.
