Marrëveshja e paqes, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 12:52
Ushtria izraelite ka deklaruar se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi mbrëmë “nuk përputhet me asnjë nga pengjet”.
Sipas BBC, konstatimi ka ardhur nga ana e Izraelit pas ekzaminimeve në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore.
“Hamasi kërkohet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kthyer pengjet e ndjera”, thuhet në reagimin e autoriteteve izraelite.
Grupi militant palestinez ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjallë ditë më parë pas firmosjes së marrëveshjes, ndërsa Izraeli ka kërkuar edhe kthimin pas të trupave që u përkasin pengjeve të vrarë.
