Tuchel ‘paralajmëron’ Shqipërinë dhe Serbinë: Duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura

Anglia u bë përfaqësuesja e parë nga Europa, që siguron kualifikimin në Botërorin 2026.

Trajneri Thomas Tuchel qëndron i vendosur për t’i fituar dy takimet e mbetura ndaj Serbisë dhe Anglisë.

Ky skenar është më i favorshmi për Shqipërinë.

Kështu kuqezinjtë kanë mundësinë që të mbyllin llogaritë e kualifikimit me një fitore ndaj Andorrës në transfertë.

“Ndoshta do të kemi mundësinë për të provuar gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve.

Duhet të vazhdojmë sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur.

Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh trajneri i Anglisë ndër të tjera.

Anglia ka 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në këto kualifikuese.

Mbetet për t’u parë si do të paraqiten ndaj Serbisë në shtëpi, e më pas në “Air Albania” ndaj kuqezinjve tanë.