MILAN KËRKON PËRFORCIM NË MBROJTJE! Tare dhe drejtuesit synojnë Joe Gomez, alternativë mbetet Mario Gila
Pas dëmtimeve dhe mungesave në repartin mbrojtës, Milani po shqyrton seriozisht afrimin e një lojtari të ri në prapavijë. Drejtori sportiv Igli Tare dhe stafi drejtues kuqezi kërkojnë një mbrojtës me përvojë dhe stabilitet për t’i dhënë më shumë garanci trajnerit Massimiliano Allegri.
Në pritje të rifillimit të kampionatit, drejtuesit e Milanit po punojnë për të forcuar repartin defensiv, i cili ka mbetur me pak alternativa. Aktualisht, pas treshes titullare Tomori–Gabbia–Pavlović, në dispozicion janë vetëm De Winter dhe Odogu, ky i fundit 19-vjeç dhe me shumë pak minuta në fushë këtë sezon.
Sipas Corriere dello Sport, Joe Gomez i Liverpool-it është një nga emrat më të mundshëm në listën e kuqezinjve. Anglezi 28-vjeçar ishte objektiv edhe gjatë merkatos së verës, por tratativa nuk u konkretizua.
Me vetëm 29 minuta të luajtura mes kampionatit dhe Champions League, Gomez shihet si i panevojshëm në skemat e trajnerit Arne Slot, edhe pse dëmtimi i Leoni-t ka shkurtuar mundësitë në mbrojtje për klubin anglez.
Milani do të monitorojë situatën e tij në javët e ardhshme, për të parë nëse hapet mundësia e një huazimi me të drejtë blerjeje në janar.
Por në rast se pista Gomez do të komplikohet, drejtuesit kanë në radar edhe Mario Gila-n e Lazios, një emër i njohur për Taren që e solli te bardhekaltrit gjatë periudhës së tij si drejtor sportive i klubit kryeqytetas.
Kontrata e spanjollit 23-vjeçar skadon në vitin 2027, dhe sipas mediave italiane, në muajt e ardhshëm mund të hapet një dritare për negociata nëse Lazio pranon një ofertë të arsyeshme.
Një afrimi i tillë do të ndihmonte Milanin të forcojë linjën mbrojtëse pa sakrifikuar stabilitetin e ekipit.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të arrijnë të sigurojnë një marrëveshje që do t’i garantojë Allegrit më shumë qetësi në prapavijë për pjesën e dytë të sezonit.

