Asllani: Jam i lumtur që unë asistova dhe Broja shënoi

Mesfushori Kristjan Asllani ishte një nga protagonistët në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai ndau emocionet dhe përshtypjet për performancën e skuadrës dhe atmosferën pozitive brenda grupit.

”Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën. Jam shumë i lumtur për Armandon, që unë asistova dhe ai shënoi.

Nga ana fizike jam më mirë, kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino. Jam shumë i lumtur që po luaj edhe me Kombëtaren. Po më ndihmojnë minutat me Torinon. Lojtari kur luan është më mirë mendërisht”, deklaroi Asllani.