"Ka deputetë që forcën e marrin nga kr*mi i organizuar"/ Plas keq në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Zar i Suel Çelës, në burg do shkosh...
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Bardhi e akuzoi Peleshin për shkelje të rregullores dhe të Kushtetutës lidhur me ndërprerjen e seancës së 9 tetorit, duke deklaruar se ajo u ndërpre vetëm sepse deputetët po flisnin.
Gazment Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”
Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.
Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.
Ai gjithashtu iu drejtua me fjalë të ashpra Taulant Ballës: “Je zar i Suel Çelës dhe vjen këtu me fjalor banal. Kush je ti që i dikton opozitës hapësirën? Ti do të shkosh në burg. Ti je një copë zar i Suel Çelës, i cili të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të dhjere ne dru dhe te ka hedhur tutje".
Ora News raporton se debati gjatë mbledhjes ka qenë i tensionuar, ndërsa opozita ka insistuar për respektimin e procedurave dhe të drejtës së fjalës brenda Kuvendit.
