Aksident i rëndë në Turqi, 18 të lënduar, 4 në gjendje të rëndë

Një minibus që transportonte punëtorë bujqësorë u përplas me një makinë pasagjerësh në qytetin turk të Konyas.

Incidenti është regjistruar në lagjen Kadınhanı.

Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe personeli i xhandarmërisë u thirrën në vendngjarje.

Nga 18 personat e plagosur në aksident, 4 u shtruan në Spitalin Shtetëror të Konyas në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët në Spitalin Shtetëror Kadınhanı.

Shkaqet e incidentit po hetohen.