Marrëveshja e paqes për Gazën/ Shtuni: Ajo që u nënshkrua ishte vetëm faza e parë e një plani më të gjerë
Eksperti i politikës së jashtme, Adrian Shtuni në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ajo që u nënshkrua në Egjipt ishte vetëm faza e parë e një plani më të gjerë paqeje për Gazën.
Shtuni: Nënshkrimi i djeshëm në Sharm El Sheik ishte një hap historik drejt fundit të dy viteve të ankthit të vuajtjes dhe të shkatërrimit të pashoq që kemi parë gjatë kaq kohe.
Them hap sepse në fund të fundit, ajo që u nënshkrua ishte vetëm faza e parë e një plani më të gjerë paqeje për Gazën.
Dhe ku ndryshon nga tentativat e më përparshme.
Vetëm dy elemente për ti rënë shkurt.
Marrëveshja e djeshme është pjesë siç e thashë e një plani më kompleks paqeje që përbëhet nga 20 pika.
Dhe që ka mbështetje dhe pjesëmarrje aktive nga SHBA por edhe nga aktorë të tjerë, vende të tjera të fuqishme të rajonit.
Plani përfshin jo vetëm armëpushim, por dorëzimin e pengjeve, ndihmat e palimituara për Gazën.
