Irani dënon me burg dy francez, akuzohen për spiunazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 16:05
Gjyqësori iranian tha se dy shtetas francezë janë dënuar me burgim të gjatë pasi u akuzuan për spiunazh për Izraelin dhe Francën.
Sipas faqes së internetit Mizan Online të gjyqësorit, dyshja u shpall fajtorë për “spiunazh për inteligjencën franceze”, “bashkëpunim për të kryer një krim kundër sigurisë kombëtare” dhe “bashkëpunim të inteligjencës me regjimin sionist”.