Kina -SHBA-së: Jemi gati për çdo luftë tregtare, të hapur edhe për negociata

Kina është gati të “luftojë deri në fund” në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara, deklaruan burime nga ministria kineze e Tregtisë.

‘’Kjo masë vjen si pasojë e kërcënimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë prej 100% mbi mallrat kineze në përgjigje të vendimit të ri të Pekinit për eksportet e metaleve të rralla’’, theksojnë ata.

“Lidhur me çështjen e tarifave dhe luftërave tregtare, qëndrimi i Kinës mbetet consistent. Nëse doni luftë tregëtare ne do të luftojmë deri në fund … nëse doni të negocioni, dera jonë mbetet e hapur”, theksojnë ata.