DALIN PAMJET kur Aldo Avdylaj prangoset nga evektivët, arma i gjendet poshtë jastëkut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 09:59
Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt, i cili ishte shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut.
Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.
Motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu.

