DETAJE nga aksioni në Elbasan/ Telefonata çoi policinë në lokal, një armë e katërt u largua nga vendngjarja (EMRAT)
Dalin detaje të reja nga operacioni i zhvilluar dje në Elbasan, i cili çoi në arrestimin e 11 personave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aksioni është ndërmarrë pas një telefonate në sallën operative, ku u sinjalizua se në një lokal ndodheshin persona të armatosur.
Në vendngjarje, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan tre armë zjarri tip pistoletë, ndërsa dyshohet se një armë e katërt është larguar nga lokali përpara ndërhyrjes së policisë.
Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mes personave të arrestuar është Maks Lika, i njohur si miku i Emiljano Shullazit.
Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë:
1. Endri Doda
2. Ervin Cani
3. Akil Kërtusha
4. Blerim Heta
5. B.M
6. Maksim Suci alias Lika
7. Stefan Mehmeti
8. Ergys Tusha
9. Jurgers Mullahi
10. Hanson Mullahi
