Fshihej afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë/ Arrestohet nipi i Astrit Avdylajt, i kërkuar nga SPAK (EMRI+FOTO)

Forcat Operacionale kanë vënë në pranga në Tiranë Aldo Avdylajn, i shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK që çoi në goditjen e grupeve të njohura kriminale të “Rrumit të Shijakut” dhe “Avdylajve”.

Sipas hetimeve, Avdylaj dyshohet se ka qenë ndër organizatorët dhe drejtuesit e grupit që ekzekutoi Ermir Bregun në Durrës në vitin 2021.

Avdylaj ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik, ku u lokalizua dhe u arrestua nga policia.