Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, vazhdojnë radhët kilometrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 20:27
Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës ka shkaktuar trafik të rënduar edhe në autostradën Tiranë-Elbasan, me radhë kilometrike dhe pritje të gjatë për qarkullim.
Qindra mjete kanë zgjedhur si alternativë Elbasanin për të shkuar në Durrës apo në drejtim të jugut duke sjellë edhe trafik të rënduar në hyrje-dalje të qytetit.
Policia e Elbasanit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për t’i dhënë përparësi investimeve në infrastrukturën rrugore që po kryhen në segmentin Vorë- Durrës.
