Vijojnë sulmet në Rripin e Gazës pavarësisht armëpushimit izraelit, 32 viktima ditët e fundit

Pavarësisht armëpushimit në Izrael,  në dhjetë ditët e fundit tensionet në qytetin e Gazës janë shtuar. Ndërkaq, raportohet për sulme ku të paktën 32 persona kanë mbetur viktima.

Këto sulme në Rripin e Gazës mendohet të jenë intensifikuar, për shkak të rivalitetit midis Hamas dhe klanit të Doghmush. Bëhet me dije, se janë vënë 2,000 ushtarë kundër klanit.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme mund të vendos 7,000 trupa për të ruajtur sigurinë në këtë zonë. Megjithatë, Hamasi nuk i ndalon përpjekjet për të qendruar në pushtet, duke u bërë hakmarrës ndaj rivalëve.